Një postim propagandistik i etiketon shtetet demokratike si fashiste

BE-ja së bashku me Gjermaninë, si dhe NATO-n dhe SHBA-të dhe Ukrainën vendosin një theks të madh në të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe mbrojtjen e pakicave. BE-ja ka mekanizma për të mbështetur këto parime, siç është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Nga ana tjetër, regjimet fashiste njihen për natyrën e tyre shtypëse, duke përfshirë censurën, persekutimin e kundërshtarëve politikë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet një foto me flamujt e Ukrainës, SHBA-së, Gjermanisë (me stemën), BE-së dhe NATO-s ku thuhet:

Të gjithë do ta kenë radhën. Llum fashist.

Ky është vetëm një nga një sërë postimesh në të cilat tentohet të diskreditohen vendet perëndimore dhe të akuzohen për fashizëm pa asnjë provë. Kjo bëhet si për BE-në ashtu edhe për NATO-n, megjithëse janë diametralisht të kundërta me vlerat e fashizmit. Si pjesë e fotos është paraqitur një ari i fjetur dhe mbi të është vendosur ilustrimi i flamurit rus, gjë që e bën këtë postim pjesë të propagandës që synon të glorifikojë Rusinë dhe ta paraqesë atë si mbështetëse të shfuqizimit të fashizmit, që padyshim shtetet e Gjermanisë, SHBA-së, Ukrainës, por edhe BE-ja dhe NATO-ja nuk janë të prirura.

Dallimi midis demokracive dhe regjimeve fashiste është i madh

BE-ja së bashku me Gjermaninë, si dhe NATO-nö SHBA-të dhe Ukrainën, veçanërisht tani që negociatat e anëtarësimit janë gati të fillojnë, vendosin një theks të madh në të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe mbrojtjen e pakicave. BE-ja ka mekanizma për të mbështetur këto parime, siç është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Nga ana tjetër, regjimet fashiste njihen për natyrën e tyre shtypëse, duke përfshirë censurën, persekutimin e kundërshtarëve politikë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. BE-ja feston diversitetin kulturor dhe inkurajon bashkëpunimin midis popujve të ndryshëm. Kështu BE kërkon të nxisë një ndjenjë të identitetit evropian duke respektuar identitetet kombëtare. Fashizmi promovon një identitet kombëtar homogjen dhe shpesh përfshihet në nacionalizëm agresiv dhe ksenofobinë.

Bashkimi Evropian është themeluar mbi parime që janë krejtësisht të kundërta me ato të fashizmit. Është një bashkim politik dhe ekonomik i 27 shteteve anëtare që janë thelbësisht demokratike dhe i përmbahen parimeve të demokracisë liberale, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Fashizmi është një ideologji dhe lëvizje politike e ekstremit të djathtë, autoritar, ultranacionaliste, e karakterizuar nga një lider diktatorial dhe shtypje e dhunshme e opozitës.

Postimi synon gjithashtu Ukrainën, e cila ka qenë prej kohësh objektiv i dezinformatave të Kremlinit për të justifikuar pushtimin ushtarak të Rusisë, duke pretenduar se Ukraina është gjithashtu një vend fashist ose nazist, pra i sunduar nga neonazistët. Kjo ishte gjithashtu një nga rrëfimet e para të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili në fillim të pushtimit të paprovokuar ushtarak shpalli të ashtuquajturin “denazifikimin” e Ukrainës, pavarësisht se Ukraina ishte një vend ku miliona njerëz vdiqën duke luftuar nazizmin në Luftën e Dytë Botërore vend ku ideologjia naziste është e ndaluar.

Qeveria aktuale e Ukrainës nuk është fashiste, as diktatoriale, apo në ndonjë mënyrë e lidhur me të kaluarën naziste. Presidenti Volodymyr Zeleneski u zgjodh në mënyrë demokratike në zgjedhje të ndershme, duke marrë 73 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Vërtetmatësi e ka hedhur poshtë këtë narrativë të paktën dy herë, këtu dhe këtu.

Nuk është hera e parë që Kremlini akuzon vendet demokratike për fashizëm

Siç raporton EuVsDisinfo, për shumë vite mediat ruse të kontrolluara nga shteti kanë pohuar se shtete dhe entitete të ndryshme drejtohen nga nazistët ose udhëhiqen nga ideologjia naziste. Shembujt janë të dokumentuar në bazën e të dhënave EUvsDisinfo që nga viti 2015. Atje, për shembull, mund të shihni se narrativat e Kremlinit ishin se Moldavia sundohej nga fashistët dhe po ashtu shtetet baltike dhe Polonia.

Për më tepër, se Evropa dhe gjithashtu Parlamenti Evropian “mbështesin” fashizmin. Duke folur në Vladivostok gjashtë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, Vladimir Putin madje spekuloi se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell“do të kishte qenë në anën e fashistëve nëse do të kishte jetuar në të tridhjetat”. 

Disa individë apo grupe më të vogla, që nuk kanë përfaqësim në parlamente apo në vendimmarrje të nivelit të lartë, mund të ekzistojnë në të gjitha vendet e botës, por kjo nuk i bën vendet fashiste, përkundrazi, i bën ato përjashtime, të cilat mundësohen pikërisht nga pluralizmi gjerësisht i lejuar i opinioneve dhe shoqatave që demokracia bën të mundur.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.