Nikolloski: UNESCO në fund të qershorit do të tregojë qëndrimin e saj për segmentin Trebenishtë-Qafëthanë
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pohon se ndërtimi i seksionit Trebenishtë-Qafthanë brenda Korridorit 8 nuk është i kërcënuar dhe se traseja e tij do të përcaktohet në bashkëpunim me UNESCO-n. Arsyeja, shton ai, është se UNESCO e konsideron rrugën problematike sepse kalon nëpër zona të mbrojtura, transmeton Portalb.mk.
“Por do të shohim se çfarë do të thonë më në fund në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Do të luftojmë për të mbrojtur rrugën dhe themi se është e mirë. Nëse argumentet tona fitojnë, do të ndërtojmë përgjatë asaj rruge. Nëse argumentet tona nuk fitojnë, do të ndërtojmë përgjatë një rruge që është pak më poshtë. Por, e përsëris, pyetja nuk është nëse, pyetja është se cilën rrugë do ta ndërtojmë autostradën Trebenishtë-Qafthanë”, tha ministri i Transportit.
Në prill të këtij viti, kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria do të kërkonte zgjidhje të re për rrugën e Korridorit 8 nëse UNESCO nuk do të jepte leje për ndërtimin e seksioneve që kalojnë nëpër zona të mbrojtura.
Trebenishtë–Strugë–Qafëthanë është projektuar dhe është përfshirë në marrëveshje me konsorciumin “Bechtel & Enka” si një nga trasetë që duhet të ndërtohen në kuadër të Korridorit 8. Mirëpo, ekziston rekomandim shumë nga UNESCO për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, duke marrë parasysh se kjo zonë është e mbrojtur nga UNESCO për shkak të relikteve të shumta arkeologjike që gjenden në këtë rrugë. Prandaj nuk dihet nëse do të ndërtohet në trasenë e paraparë.
Për mundësinë e ndryshimit të rrugës, nga ana tjetër, Aleanca e Zijadin Selës dhe i BDI akuzuan se pas kësaj qëndrojnë motive të tjera politike, me qëllim që të mos zhvillohen lidhjet rrugore dhe të tjera me shqiptarët nga Shqipëria.