Nikolloski dhe Gir paralajmëruan riparimin dhe rikthimin në funksion të Postës qendrore në Shkup 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot pati takim pune me ambasadorin e BE-së, David Geer. Në takim, përveç informacioneve për bashkëpunimin aktual ndërmjet Qeverisë dhe Delegacionit të BE-së, u bisedua edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Maqedoni. Në këtë segment u shtrua çështja e restaurimit të objektit qendror të Postës së Maqedonisë në qendër të Shkupit si objekt me rëndësi kulturore dhe arkitekturore, transmeton Portalb.mk.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, për të cilën në periudhën në vijim do të tentohen me mbështetjen e BE-së të riparojnë dhe mbrojnë këtë godinë me vlerë kulturore për shtetin dhe për ta rikthyer atë në funksion.

Aleksandar Nikollovski dhe David Geer. Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve
Aleksandar Nikollovski dhe David Geer. Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

“Neglizhimi i trashëgimisë kulturore ka bërë që objektet që kanë rëndësi kulturore dhe arkitekturore për ne të mbeten të pambrojtura. Ne nuk do ta tolerojmë këtë. Takimi i sotëm me ambasadorin evropian Gir ishte pikërisht në atë drejtim, për të restauruar dhe mbrojtur objektin e dëmtuar të objektit qendror të Postës si objekt që ka vlerë kulturore në historinë e Maqedonisë. Nuk do të jetë as një ndërmarrje e lehtë dhe as një projekt i lirë. Përkundrazi, do të jetë e nevojshme të investoni shumë energji, kohë dhe mbi të gjitha njohuri profesionale si dhe fonde serioze. Por objekti qendror i Postës ka një rëndësi të madhe historike dhe kulturore për Maqedoninë si një nga objektet më domethënëse dhe duhet të mbrohet në formën e tij themelore dhe të vihet në funksion”, theksoi pas takimit zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandër Nikolloski.

Kujtojmë se Europa Nostra, zëri evropian i shoqërisë civile i përkushtuar ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe organizata e saj partnere, Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve, në vitin 2021 e kishte futur edhe Postën e Qendrore  listën e 7 monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë.

Objekti i Postës Qendror, sot është edhe më i kërcënuar nga mospërdorimi dhe përkeqësimi, i përforcuar nga prania e erozionit të shkaktuar nga rritja e ujërave nëntokësore për shkak të afërsisë së lumit Vardar. Duke qenë se ndërtesa është ende pa çati, ajo është e ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj ndikimeve atmosferike me shiun dhe borën që depërton në të gjithë brendësinë e saj.

Ndryshe sipas studimit të fizibilitetit të Postës së Maqedonisë së Veriut që e publikoi ekskluzivisht Portalb.mk më 4 shkurt 2024, që nga viti 2012 deri në vitin 2019 numri i të punësuarve në Postën e Maqedonisë së Veriut është rritur vazhdimisht për dallim nga vendet tjera si Kroacia, Polonia, Hungaria, Rumania. Të dhënat e siguruara nga Portalb.mk tregojnë se në vitin 2019 Posta ka pasur gjithsej 2092 të punësuar, ndërsa në vitin 2023 ka pasur 1814 të punësuar.