Nga zonat ku largohet ushtria izraelite gjenden shumë trupa të pajetë të palestinezëve

Në Rripin e Gazës ku ushtria izraelite vazhdon sulmet që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, vërehet se ushtria pas tërheqjes nga rajonet që ka pushtuar ka lënë shumë trupa të pajetë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, forcat izraelite janë tërhequr nga rajonet Universitetet, Batalioni dhe Kryqëzimi industrial në perëndim të Gazës.

Dëshmitarët thanë se “shumë trupa dëshmorësh” u gjetën nga zonat ku ushtria izraelite u tërhoq dhe se mortet e nxjerrë u transportuan me karrocë me kuaj në spitalin Al-Ahli Baptist. Shumë palestinezë së bashku u përballën me “masakër” kur forcat izraelite sulmuan drejtpërdrejt vendet ku u strehuan palestinezët e zhvendosur.

Banorët e rajonit theksuan se në zonën Al-Qatiba në perëndim të qytetit të Gazës ka shumë të plagosur të cilën nuk kanë mundur t’i transportojnë për shkak të situatës së tyre shëndetësore. Në rajonet nga ku është tërhequr ushtria izraelite, vërehet se shtëpitë janë dëmtuar rëndë ose janë shembur dhe se infrastruktura është dëmtuar në masë të madhe.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 28.064 palestinezë si dhe janë plagosur 67.611 të tjerë.

Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.