Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës në RMV

Nga mesnata, çmimet e Eurodizelit (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe mazuti M-1 NS do të rriten me një denar, përkatësisht me 0.624 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 mbeten të njëjta.

Kështu, çmimi i mazutit do të jetë 38.486 denarë për kilogram.

Benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 74.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 76.50, Eurodizel BS (D-E V) 66 denarë, vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) 68.50 dhe mazutit 38.486 denarë për kilogram.

Vendimi i KRRE-së rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.93 përqind krahasuar me vendimin e 2.6.2025.