Nesër transporti publik në Shkup do të punojë me orarin e të dielës, teleferiku do të punon deri në ora 17:00

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ka njoftuar se të hënën transporti publik në qytetin e Shkupit do të realizohet me orarin e të dielës. Teleferiku do të jetë funksional çdo ditë prej orës 10:00 deri në ora 17:00, transmeton Portalb.mk.

“Nga e marta (09.01.2024), autobusët do të vazhdojnë të lëvizin si zakonisht, pas një orari dimëror të reduktuar”, raportoi NQP “Shkup”, duke theksuar që edhe të gjitha pikat e shitjes do të jenë funksionale.

Vendet ku do të mund të blihen biletat do të punojnë prej orës 07:00 deri në ora 14:00 në Qendrën e Transportit dhe në Gjorçe Petrov.