Dritarja e avionit shpërtheu gjatë fluturimit, SHBA ndaloi fluturimin e avionëve “Boeing 737 Max 9”

Kaos në aeroportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aviacioni Federal amerikan ka pezulluar fluturimin e modelit të avionit “Boeing”, të përfshirë në incidentin e shpërthimit të Alaska Airlines, raporton ABC.

Mijëra pasagjerë përballen me anulimin e udhëtimeve pas një shpërthimi në mes të fluturimit mbi Oregon. Nga ky vendim u prekën 23,000 pasagjerë, teksa priten edhe ndërprerje të mëtejshme.

Kompania njoftoi se në total ka ndaluar të 171 avionë të këtij modeli.

Të premten, një i avion i “Alaska Airlines” u detyrua të aterronte urgjentisht në Oregon, pak pasi veçse ishte ngjitur në ajër, pasi një pjesë u shkëput tërësisht.

Videoja e një pasagjeri të postuar në mediat sociale tregon një një hapësirë në pjesën anësore të avionit duke i ekspozuar pasagjerët në ajrin e jashtëm. Pamjet tregojnë maskat e oksigjenit të vendosura në të gjithë avionin.

Sipas FlightAware, fluturimi ishte në ajër për rreth 20 minuta. Avioni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Portlandit rreth orës 17:07 me orën lokale dhe u ul në orën 17:27.