Vuçiq: Evropa po na kërkon njohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Evropa po kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën.

“De fakto ose de jure. Po, po e kërkojnë. Të mos gënjejmë se nuk është kështu. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian, po e kërkon. Në thelb po e kërkon”, tha Vuçiq për TV Pink, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur rreth asaj nëse qytetarët e Serbisë mund të pajtohen për hyrjen e vendit në BE, Vuçiq tha se është “për”, por se gjysma e qytetarëve janë “për” dhe gjysma tjetër kundër hyrjes në bllok.

Ai gjithashtu ka theksuar se qytetarët e Serbisë nuk mund të pajtohen as për Kosovën.

“Ne mund ta gënjejmë veten se jemi dakord për atë çështje, sigurisht që nuk jemi. Natyrsihtqë një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt dhe se Serbia do të jetë sa më e shëndetshme, vetëm se këtë nuk duan dhe nuk e thonë publikisht”, shtoi Vuçiq.