Sot kufizime në rrugët e Shkupit për shkak “Marshit të Paqes”

Policia e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi dje qytetarët se komunikacioni i Shkupit sot pasdite do të jetë i kufizuar në disa pjesë për qarkullim me automjete, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të mbajtjes të marshit të paqes në organizim të Këshillit Nacional Boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut”, raportojnë nga Policia, duke kërkuar nga qytetarët të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

Kufizimet në komunikacion pritet të zbatohen prej orës 18:30 e deri në mbarim të saj.

“Marshit trafiku do të devijohet në pjesë të rr.“Hristijan Todorovski-Karposh” nga udhëkryqi me rr. “Brigada e Dytë Maqedonase”, pjesë të rr. “Xhon Kenedi” me rr. “Kemal Sejfulla”, nëpër rr. “Cvetan Dimov” deri në rr. “Xhon Kenedi” dhe nga rr. “Cvetan Dimov” deri në blv. “Kërste Petkov Misirkov””, saktësoi Policia.