Një vajzë e rrahur u hodh në rrugë në Ohër, 15 denoncime për dhunë në familje gjatë fundjavës

Një vajzë e rrahur është gjetur pa ndjenja në rrugë këtë fundjavë në Ohër. Aktualisht po trajtohet në spital, ndërsa për rastin është arrestuar partneri i saj, H.K. nga Ohri. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se vetëm brenda 24 orëve ka pranuar 15 thirrje për dhunë në familje, ndërsa janë arrestuar disa persona, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të MPB-së, vajza në Ohër është sulmuar dhe rrahur në makinë derisa ka humbur ndjenjat, pas së cilës dhunuesi e ka hedhur në rrugë. Ajo është dërguar menjëherë në spital, ndërsa rasti është denoncuar në polici.

MPB-ja njofton se, përveç rastit në Ohër, në Probishtip është privuar nga liria G.S. (54), pas denoncimit se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 61-vjeçare. Në Gostivar, policia ka privuar nga liria Q.H. (32), pasi në banesën e ish-të dashurës së tij, një shtetase 25-vjeçare të Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, e kishte sulmuar fizikisht atë.

Në një fshat të Strumicës është arrestuar M.S. (59), pasi në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 91-vjeçare dhe kishte kërcënuar vëllanë e tij 63-vjeçar.

Gjatë fundjavës, policia ka privuar nga liria M.O. (37), pas denoncimit se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 28-vjeçare. Është arrestuar edhe B.B. (56) nga Gostivari, pasi kishte kërcënuar V.B. (31) nga rrethina e Gostivarit.

Në Strumicë, V.R. (42) është denoncuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 31-vjeçare në shtëpinë familjare. Zyrtarët policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria edhe Z.M. (62), pas denoncimit se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 53-vjeçare.

Rast dhune në familje gjatë fundjavës ka pasur edhe në Veles, ku është arrestuar një 33-vjeçare nga ky qytet, e cila kishte sulmuar ish-partnerin e saj 36-vjeçar, me të cilin kishte bashkëjetuar. Më vonë, edhe ajo ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga ai.

Në Ohër, policia ka privuar nga liria V.B. (34) nga Shkupi, me qëndrim në Ohër, pas denoncimit se në shtëpinë familjare në Ohër kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Ndërkaq, në Kumanovë është arrestuar D.M. (19), pasi në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Në SPB Shkup, një grua 47-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se bashkëshorti i saj, N.K. (50), me të cilin është në procedurë divorci, kishte sulmuar fizikisht djalin e tyre 16-vjeçar në shtëpinë familjare.

Gjithashtu, në Shkup, një burrë 44-vjeçar ka denoncuar se ai dhe bashkëshortja e tij 42-vjeçare ishin kërcënuar në shtëpinë familjare nga djali i tyre 18-vjeçar, D.S. nga Shkupi.

Një burrë nga Shkupi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare, B.D., e cila kishte hedhur sende të ndryshme drejt tij dhe kishte përdorur një send të fortë.

Kujtojmë se para pak ditëve në Shkup u protestua kundër dhunës dhe vrasjes së grave.