Nesër do të luhen ndeshjet e Ligës së Parë në futboll

Derbi shqiptar i kësaj jave do të luhet në Strugë, ku do të udhëtojë KF Shkupi për të luajtur kundër KF Strugës. Ndeshja do të luhet të dielën duke filluar prej orës 15:00, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë do të luajë Shkëndija kundër Voska Sportit, ndërsa Besa e Dobërdollit do të pret Pelisterin.

KF Gostivari do të përballet si mysafir me Sileksin. Rabotniçki do të jetë nikoqir i Akademia Brerës, ndërsa Tivkeshi i Vardarit.

Shkëndija së bashku me Rabotniçin janë në pozitën e parë me 11 pikë, Struga e treta me 10 pikë. Gostivari gjendet në pozitën e pestë me 9 pikë, Shkupi e shtata me 5 pikë, Besa e nënta me 4 pikë, kurse Voska është në pozitën e parafundit me 4 pikë.

Ndryshe, për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.