Nesër do të ketë kufizime në disa pjesë të komunikacionit të Shkupit

Komunikacioni i Shkupit nesër do të ketë disa kufizime për shkak të garave që do të mbahen pasdite. Regjimi i posaçëm i komunikacionit do të jetë vetëm në disa rrugë, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 23.09.2025 (e martë) në periudhën nga ora 17:30 deri në orën 21:00, për shkak të mbajtjes së garës që do të fillojë para Shkollës Fillore “Koço Racin”, më tej në të djathtë nëpër rr. “Todor Aleksandrov”, në të djathtë nëpër rr. “Partenia Zografski” dhe në të djathtë nëpër rr. “Aco Karamanov””, njoftoi Policia në lidhje me kohën dhe vendin e kufizimeve.

Policia sqaroi që komunikacioni do të orientohet në rrugët alternative, ndërkohë kërkoi nga qytetarët ë respektojnë kufizimet.