Në vend që të zvogëlohet, shpërdorimi i ujit të pijshëm në Maqedoni po rritet (Infografik)

Komunat në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar nuk kanë pasur kujdes për uljen e humbjeve të ujit të pijshëm në sistemet ujësjellëse, me të cilët menaxhojnë ndërmarrjet e tyre komunale publike. Pas një periudhe katërvjeçare në të cilën përqindja e ujit pa të ardhura ka rënë vazhdimisht, vitin e kaluar për herë të parë është vërejtur trend negativ i rritjes së humbjeve të ujit të pijshëm. Madje, 62,45 për qind nga uji i prodhuar dhe përdorur nga sistemet ujësjellëse në vitin 2022 ka qenë uji pa të ardhura, tregojnë të dhënat më të reja nga Raporti vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRESHU) për vitin 2022, shkruan Meta.mk, njofton .

Uji në sistemet ujësjellëse në Maqedoni, foto nga Meta.mk
Uji në sistemet ujësjellëse në Maqedoni, foto nga Meta.mk

Përqindja e ujit të pijshëm pa të ardhura në ujësjellësit në Maqedoni është në rritje.

“Niveli i ujit të pijshëm pa të ardhura tek dhënësit e shërbimeve të ujit për vitin 2022 në bazë të të dhënave të fundit, në krahasim me vitin 2021, është rritur për 1,96 për qind dhe e shfaq gjendjen reale të ujit pa të ardhura në shtet në bazë të raporteve të marra të deritanishme nga ndërmarrjet”, thuhet në Raportin vjetor të KRRESHU-së.

Në krahasim me vitin 2021, sasia e ujit të prodhuar që ka hyrë në sistemet ujësjellësve vitin e kaluar është zvogëluar për 8,58 për qind, por gjithashtu edhe përqindja e ujit të faturuar vitin e kaluar shënon ulje të konsiderueshme prej 13,11 për qind.

Të dhënat zyrtare të KRRESHU-së tregojnë dallime drastike në përqindjen e humbjeve të ujit të pijshëm midis komunave dhe rajoneve në vend. Në nivel të vetëqeverisjeve lokale, përqindja e ujit pa të ardhura në vitin 2022 ka lëvizur midis 11 për qind dhe 92 për qind tek sistemet ujësjellëse me të cilët menaxhojnë ndërmarrjet komunale publike.

Ashtu si me komunat, dallime drastike ka edhe tek rajonet. Kështu, përqindja më e ulët e ujit pa të ardhura prej 21.3 për qind në vitin 2022 ishte në rajonin verilindor. Humbje të tilla përkojnë me udhëzimet e Asociacionit Ndërkombëtar të Ujërave, i cili thekson se një përqindje e pranueshme e humbjeve të ujit të pijshëm në sistemet e ujit duhet të jetë nën 30 për qind.

Megjithatë, asnjë rajon tjetër nuk i ndjek drejtimet e dhëna të Asociacionit Ndërkombëtar të Ujërave, kështu humbjet e ujit të pijshëm në rajonin juglindor kanë qenë 49,4 për qind. Përqindja e ujit pa të ardhura në rajonin e Vardarit ka qenë 58,8 për qind, në rajonin e Shkupit 59,9 për qind, ndërsa në rajonin e Pellagonisë 60,4 për qind.

Përqindje më të madhe të konsumit të ujit të pijshëm të pafturuar ka pasur në vendbanimet nga rajoni lindor (66,3 për qind), rajoni jugperëndimor (66,7 për qind) dhe rajoni i Pollogut si më keq i radhitur.

përndryshe, nën termin “ujë pa të ardhura” përfshin të gjithë humbjet e ujit që ndodhin si rezultat i gypave të rrënuar të ujit dhe infrastrukturës tjetër nëpër të cilën rrjedh uji, lidhjet e paligjshme me sistemet e ujit, pasaktësitë e matësve të ujit dhe gabimet në trajtimin e të dhënave nga vetë ndrëmarrjet publike. Nën këtë përqindje bën pjesë edhe konsumi legal, por i faturuar i ujit të pijshëm, që i përfshin ujitjet e sipërfaqeve publike (gjelbërime, rrugë), uji për të punuar shatërvanet, toaletet publike dhe përdorime të ngjashme, ku në vend të ujit teknikt, shpenzohet uji i pijshëm.

Meta.mk më shumë se tre vite shkruan për hapat kyç që duhet t’i ndërmarrin autoritetet komunale në funksion të uljes së përqindjes së ujit pa të ardhura. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm, nevojitet të investohet në zbulimin e derdhjeve të gypave të ujësjellësit dhe në investim për zëvendësim të infrastrukturës ekzistuese. Në këtë drejtim, Qeveria e Maqedonisë tashmë siguroi hua nga Banka Investuese Evropiane prej 50 milionë euro për komunat, me ç’rast deri në fund të vitit 2023 do të publikohet thirrja për paraqitje të projekteve për rikonstruim dhe ndërtim të sistemeve ujësjellëse.

Lidhur me atë se nëse komunat të cilat kanë përqindje më të madhe të humbjeve të ujit të pijshëm do të kenë prioritet në marrjen e mjeteve nga kjo hua, nga Ministria e Mjedisit Jetësor thonë se në vijim është konfirmimi i metodologjisë për ndarje të mjeteve për realizim të projektit, dhe në pajtueshmëri të kësaj metodologjie do të konfirmohen edhe prioriotetet për financim të projekteve.

Krahas investimeve, që të zvogëlohet përqindja e ujit pa të ardhura komunat do të duhet t’i zbulojnë dhe sanksionojnë qytetarët e pavetëdijshëm të cilët legalisht kyçen në sistemet ujësjellëse, ndërsa njëkohësisht vetëqeverisjet lokale do të duhet ta ndryshojnë përdorimin e ujit të pijshëm me atë teknik gjatë funksionimit të shatërvaneve, toaleteve publike dhe ujitjes së sipërfaqeve të gjelbra nëpër qytete.

Humbjet e ujit të pijshëm janë problem i madh, nëse merren parasysh ndryshimet klimatike me të cilat ballafaqohet Maqedonia. Tashmë kemi shkruar se vendi po ballafaqohet me anomali tek reshjet, kështu në vitin 2021 ka pasur sasi mbi mesataren e reshjeve, por numri i ditëve me shi është zvogëluar. Janë vërejtur periudha më të gjata të thata, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rendimentin e burimeve të ujit të pijshëm.

Njëherit, në komunat, ku përqindja e ujit pa të ardhura ka qenë e lartë prej vitesh, si në Dibër, Krushevë apo Tetovë, ndodh rregullisht gjatë gjithë vitit që të ketë probleme me furnizimin me ujë ose kufizime të ujit të pijshëm për qytetarët, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve.