RMV, nesër regjim i posaçëm në Shkup

Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup nesër do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm në komunikacion, për shkak të zbatimit të stërvitjes operativeç-taktike nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa në koordinim me Ambasadën e SHBA-së, njofton Portalb.

Për qarkullim do të jenë të mbyllura rrugët “Samoillova”, në shtrirjen nga rruga “Llazar Liçenovski” (Ambasada e SHBA-së) deri tek udhëkryqi me rrugët “Prohor Pçinski” dhe “Samoillova” dhe “Llazar Liçenovski”, në drejtim nga ndërtesa e NP “Ujësjellësi” deri tek Ambasada e SHBA-së në Shkup.

“Sipas nevojës, i mbyllur për qarkullim do të jetë edhe bulevardi ‘Nikola Karev’, në drejtim të rrugës ‘Brigada maqedonaso-kosovare’ deri tek rruga ‘8 Shtatoi’, si dhe rruga ‘Brigada maqedonaso-kosovare’, nga udhëkryqi me rrugët ‘Xhon Kenedi’ deri te udhëkryqi me bulevardin ‘Nikolla Karev’ në Shkup, ndërsa trafiku do të rikahëzohet përmes rrugëve në rrethinë”, kumtuan nga MPB.

SPB Shkup apelon deri tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit policorë.