Në vend ministrave që mbështesin Taravarin, ASH propozon Bajramin dhe Demirin

Aleanca për Shqiptarët, ka njoftuar se në bazë të një komunikate njofton se në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84, Këshilli Drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi që të propozohen Naim Bajrami dhe Ilir Demiri për ministra të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, njofton Portalb.mk.

“Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë. Për Ministër të Shoqërisë informatike dhe Administratë propozohet Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike”, thuhet në komunikatë.

Bajrami dhe Mexhiti vijnë në vendet e Azir Aliut dhe Fatmir Mexhitit të cilit, në përplasjen mes kryetarit të ASH-së, Arben Taravari dhe kryetarit të Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, u rreshtuan kah Taravari.

Dje pasdite, Aliu dhe Mexhiti, në konferencë për shtyp kanë njoftuar qytetarët për zhvillimet në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku u shkarkuan dy drejtorë, mbështetës të Taravarit. Gjegjësisht, Bujare Abazin, drejtoreshë e Postës dhe Gazmend Abdiun, drejtor në Fondin për Investime të Huaja.

Aliu dhe Mexhiti thanë se nuk do të japin dorëheqje.

“Ne nuk do të dorëzojmë dorëheqje, e para për shkak se kemi punuar me transparencë dhe e dyta partia jonë nuk mund të kërkojë shkarkimin tonë sepse nuk ka bazë mbi çka mund të kërkojë këtë, sepse rezultatet flasin vet. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve me qëllim që drejtorët të jenë në anën e tyre. “, deklaroi Aliu.

Sipas procedurës, shkarkimi i ministrave dhe emërimi i ministrave duhet të bëhet në Kuvend me propozim të Qeverisë.

Në ndërkohë, Ziadin Sela për të shtunën në ora 13.00 në Shkup ka thirrur Kuvendin e partisë ku do të shqyrtohet përgjegjësia e kryetarit Taravari. Nga ana tjetër, Taravari, ka paralajmëruar tubime për nesër në Kumanovë, të shtunën në Gostivar dhe të martën në Tetovë.

Taravari me opozitën, Sela kundërshton

Kujtojmë se përplasjet brenda partisë nisën kur kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vendosi që të shkojë në zgjedhjet parlamentare me opozitën shqiptare, Lidhjen Evropiane për Ndryshim. Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela i ka drejtuar akuza të rënda Taravarit, duke thënë se ai po mundohet që të përçajë partinë dhe se, në dy muajt e fundit nuk i ka thirrur organet e larta partiake, si dhe ka shtuar se, partisë nuk i duhet “kryetar rrjetesh sociale”. Sela, në konferencën e 3 shkurtit për shtyp kërkoi të shkarkohet Taravari pasi që sipas tij, e ka shkelur rëndë statutin e partisë.

Pas kësaj përplasjeje, në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dje në mëngjes ishte gjetur plumb i pashkrepurndërkaq autoritetet policore po e shqyrtojnë rastin.

Pos këtyre rasteve, me 4 shkurt kishte edhe një incident tjetër, gjegjësisht drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, mbështetës i Selës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në një restorant në Tetovë nga Krenar Osmani, udhëheqës i tifo-grupit “Ballistës”, i afërt me TaravarinNebiu thotë se nuk e njeh Osmanin, ndërkaq motivi sipas tij, mund të jetë ose për profesionin që ushtron ose për partinë.