Në vend është aktiv vetëm një zjarr pyjor në Komunën e Likovës

Mëngjesin e sotëm në territorin e gjithë vendit është regjistruar një zjarr aktiv në Komunën e Likovës, sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për zjarr në pyll mbi fshatrat Izvor dhe Bellanovcë të kësaj komune, por sipas informacioneve nga autoritetet, intensiteti ka rënë.

Së bashku me këtë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 29 zjarre. 28 janë shuar, ndërsa shumica prej tyre ishin bar i thatë, kashtë, bimësi e ulët dhe pyll. Vetëm në një zjarr në fshatin Belakovcë ku janë prekur disa shtëpi të vjetra dhe objekte ndihmëse.

Mbrëmë zjarri në Belakovc kishte filluar të djegë shtëpitë e para të fshatit, të cilat siç tha Angellov, kanë qenë të braktisura.

“Zjarri në Belakovc është jashtëzakonisht serioz, është zgjeruar ndjeshëm. Bari i thatë, vegjetacioni i ulët dhe era të cilët kanë bërë që zjarri të zgjerohet shumë shpejtë dhe ka mundësi që të përfshihen disa nga shtëpitë lartë në fshat, të cilat janë të braktisura”, tha Angellov.

Gjatë mbrëmjes, janë drejtuar zjarrfikës nga Kumanova dhe Kratova, të cilët knë qenë kujdestarë në mënyrë që zjarri të mos përshijë këtë fshat.

Ai shtoi se, sot në mëngjes, dy helikopterë të policisë dhe një i armatës do të jenë të gatshëm të fluturojnë për intervenim, ndërsa pas tyre nëse ka nevojë do të fluturojnë edhe avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.