Dita e dytë e Forumit Strategjik të Bledit, në fokus “Evropa në një epokë të re gjeopolitike”

Sot po mbahet dita e dytë e konferencës vjetore ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit, Slloveni. I njëjti po zhvillohet nën moton “Solidariteti për Sigurinë Globale”, transmeton Portalb.mk.

Sot nga ora 13:30, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë Tanja Fajon, Federica Mogherini, ish diplomate, si dhe Mirosllav Wlachovski, Ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, do të diskutojnë mbi temën “Vasal global apo lider global: Evropa në një epokë të re gjeopolitike”.

Konferenca ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bled është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Ajo zhvillohet çdo vit në fund të verës në mjedisin piktoresk alpin të liqenit Bled, Slloveni.

Konferenca është një mbledhje e pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme me njohuri të ndryshme, duke i inkurajuar ata të shkëmbejnë pikëpamje dhe të gjenerojnë ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe të ardhshme. Përveç kësaj, konferenca ofron gjithashtu një mundësi unike për takime të përshtatura dhe rrjetëzim me palët e interesuara rajonale dhe globale.

Konferenca ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bled është ngjarja qendrore e Forumit Strategjik të Bled.