Në spitalin psikiatrik “Demir Hisar” janë gjetur pajisje, që dyshohet të jenë përdorur për torturimin e pacientëve

Gjendja me spitalet psikiatrike “Shkup” në Bardovc dhe “Demir Hisar” është katastrofike. Aty nuk ka higjienë, ka dhunë dhe lëndime, ndërsa në “Demir Hisar” ka edhe pajisje për lidhjen dhe torturimin e pacientëve, konstatoi Mekanizmi Parandalues Kombëtar  ​​(NPK) pranë Avokatit të Popullit, transmeton Portalb.mk.

“Në spitalin e Demir Hisarit është tmerrshëm . Higjiena atje është në nivelin më të ulët. Gjatë një vizite në zyrat e punonjësve, NPK ka gjetur rripa lëkure lidhëse dhe zinxhirë metalikë me dry. Një kabllo e trashë e fortë u pa në një dhomë tjetër. Në pyetjen se pse është ai kabllo, nuk ka pasur përgjigje nga punonjësit. Theksoj ndalimin e frikësimit, keqtrsjtimit, lëndimit dhe torturimit të pacientëve”, tha sot Avokati i Popullit Naser Ziberi.

Ai tha se ky institucion psikiatrik ka nevojë për punësim të menjëhershëm dhe renovim të menjëhershëm nga themeli.

Në spitalin e Bardovcit nga 397 sipas sistematizimit janë plotësuar 318 vende. Shumë pacientë, pak staf për atë punë specifike. Ziberi ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë të sigurojë menjëherë lejet e punësimit në të dyja institucionet.

Në Spitalin Psikiatrik “Shkup” funksionon edhe Reparti gjyqësor ku mbahen të dënuarit me sëmundje të rëndë mendore të cilët janë kryerës të veprave penale.

“Stafi nuk mund të vendosë rregull në terapi. Situata e konfliktit mes pacientëve është shumë e vështirë. Ata debatojnë, zihen, ndërsa natën është e tmerrshme kur ka vetëm një person teknik. Të shpeshta janë edhe arratisje nga Reparti gjyqësor për shkak të kushteve të këqija, pasigurisë, terapisë jo të rregullt. Arratisjet e këtyre të dënuarve me sëmundje mendore janë të rrezikshme dhe mund të zgjasin nga disa orë, deri në disa ditë, madje edhe një muaj”, paralajmëroi Ziberi, i cili gjithashtu bëri vërejtje të ashpër se dënimet atje nuk kryhen në mënyrë të organizuar. .

Qeveria, nga ana tjetër, për të gjitha këto konstatime të shkeljes së rëndë të të drejtave të personave dhe pacientëve në institucionet e mbyllura, Avokati të Popullit dhe NPK-nsë ua kthen me reduktim të vazhdueshëm të mjeteve, çdo vit. Ziberi e ka theksuar këtë dhe e ka quajtur jokorrektësi.

Mekanizmi parandalues ​​kombëtar në burgun “Idrizovë” ka konstatuar një situatë më katastrofike me mbipopullim se më parë dhe këtë herë ka shfaqur fotografi. Në njërën prej tyre, 15 të dënuar të grumbulluar në një dhomë të vogël, matematikisht nuk kishin as një metër katror për person.

Në Shtëpinë Korrektuese Tetovë fëmijët ende nuk po mësojnë dhe siç ka vendosur Ministria e Arsimit nuk do të kenë mësim as në vitin e ri shkollor nga shtatori.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, Ministri i Drejtësisë Krenar Loga, Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, Muhsin Arifi drejtori i spitalit psikiatrik “Shkup” në Bardovc dhe Ivana Koçovska, drejtore e institucionit psikiatrik “Demir Hisar” janë përgjegjës për problemet më të tmerrshme që Ziberi foli për sot.