Në Shkup janë sanksionuar 151 shoferë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar 151 sanksione për shoferët, njofton Portalb.mk.

Siç kumton Ministria e Punëve të Brendshme, për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar janë shqiptuar 15 sanksione, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë snaksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit….

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.