Në Shkup dhe Bosnje u shënua 20 vjetori vdekjes së ish presidentit të RMV-së Boris Trajkovski

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e shënimit të 20-vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit në aksidentin ajror në Bosnje dhe Hercegovinë, sot vendosi kurorë me lule të freskëta në varrin e presidentit Trajkovski në varrezat e Butelit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Presidenti, lule vendosi edhe në varret e anëtarëve të delegacionit: Dimka IlkovaBoshkoviq, Riste Bllazhevski, Mile Krstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Lule të freskëta në varrin e Trajkovskit vendosën edhe delegacioni i Qeverisë së RMV-së e përbërë nga zëvendëskryeministrja, Sllavica Grkovska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq.

Përveç përfaqësuesve qeveritar, pjesëmarrës ishin edhe familjarët e afërt të Trajkovskit, gjegjësisht bashkëshortja Vilma Trajkova. Gjithashtu, në ceremoni ishte edhe kryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski dhe përfaqësues të Armatës së RMV-së.

Në pllakën përkujtimore në Rotimle, ku ka ndodhur aksidenti, lule të freskëta vendosën ministrja e Kulturës, Bisera KostadinovskaStojçevska dhe ministrja e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova. Pos tyre, pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të Armatës së RMV-së dhe EUFOR-BeH.

Në emër të Qeverisë së RMV-së, para të pranishmëve mbajti KostadinovskaStojçevska.

“Kjo përmendore nuk është vetëm monument i rastit tragjik. Por është rikujtim për të gjitha gjeneratat se Maqedonia ka pasur edhe njerëz me virtyte dhe vendosmëri të cilët duke e ndjekur vizionin e tyre, ëndrrën e tyre, patën guxim që të shohin në ardhmëri. Sot vendi ynë është anëtare në NATO dhe afër anëtarësimit në BE. Vizioni i Trajkovskit më lë të jem e bindur se edhe tani ai nuk do të kishte dyshim se çka do të ishte më mirë të bëhej edhe pse vetë ai e ka ditur se njerëzit me vizion janë të paragjykuar që më vonë të kuptohen”, tha ministrja KostadinovskaStojçevska.

Ndryshe, për këtë tragjedi pati dy hetime të ndryshme në lidhje me shkaqet, nëse tragjedia ishte fatkeqësi apo akt terrorist. Raportet theksojnë gabimet e pilotit si dhe mangësi tjera të sistemit.

Raporti i parë si shkak kryesor thekson gabimet procedurale gjatë aterrimit. Ndërsa raporti i dytë thekson mangësi sistematike.