Në Saraj do të jetë kryetari i VLEN-it, ndërsa Këshillin do ta udhëheqë AKI

Sot në Këshillin e Komunës së Sarajit u votua kryetari i Këshillit. Në këtë votim, Ilas Veseli nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mori më shumë vota, transmeton Portalb.mk.

“Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të ri komunal. Në prani të kryetarit të komunës z. Muhamet Elmazi dhe këshilltarëve komunal, kryetar i këshillit komunal u zgjodh z. Ilas Veseli”, njoftoi Komuna e Sarajit.

Komuna e Sarajit uroi këshilltarët për bashkëpunimin, duke shpresuar për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, nga koalicioni VLEN në raundin e parë arriti të zgjedhet kryetar i komunës me 9 664 vota (50.28 %), ku në garë ishte me Blerant Ramadanin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) i cili mori 9 139 vota (47.55 %).

Rezultati i zgjedhjeve për Këshillin e Sarajit ishte ndryshe. Koalicioni AKI mori 9 205 vota (47.89 %), apo 10 këshilltarë, ndërsa koalicioni VLEN 9 004 vota (46.85 %), apo nëntë këshilltarë.