Në rreth 50 shkolla në territorin e RMV-së gjatë periudhës së verës do të vendosen panele fotovoltaike

Në rreth 50 shkolla në territorin e Maqedonisë gjatë periudhës së verës do të vendosen panele fotovoltaike, njofton Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar një grant të pakthyeshëm prej 1.1 milionë euro për investime në burime të ripërtërishme të energjisë me Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

“Me këtë jo vetëm që kursejmë shpenzimet financiare, por edhe fitojmë mundësinë që mjetet t’i riinvestojmë në projekte të tjera infrastrukturore, mjete digjitale për nxënësit në shkolla, si dhe për tekste shkollore”, thonë nga Qeveria.