Në RMV pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve 

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut pas mesnatës do të pësojnë ndryshime, raporton Portalb.mk. 

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulet për 0,50 den/litër.  

Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/litër. 

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 1,143 den/kg. 

Nga data 19.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 74,00 (denarë/litër). 

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 76,00 (denarë/litër). 
  •  Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 67,50 (denarë/litër). 
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) – 67,00 (denarë/litër). 
  • Mazut М-1 SU 38,643 (denarë/kilogram). 

Tregtarët mund ti formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.