Në RMV është publikuar thirrje e re për inverterë: Aplikimi plotësisht elektronik

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale shpall një thirrje publike për dhënien e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter, që synon të mbrojë konsumatorët vulnerabël të energjisë për vitin 2026, transmeton Portalb.mk.

Për herë të parë, procesi i aplikimit do të zhvillohet plotësisht elektronikisht, përmes faqes së internetit të Ministrisë, duke e thjeshtuar ndjeshëm procedurën për qytetarët.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 ditë nga data e publikimit të thirrjes publike, përkatësisht deri më 30 prill 2026.

Thirrja publike me të gjitha informacionet dhe afatet mund të gjendet në këtë LINK.