Në RMV do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në mesnatë
Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë, ndërsa të njëjta do të mbeten çmimet e benzinave dhe vajit ekstra të lehtë. Kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së do të jenë:
Eurodisel – 68,5 den/litër
Benzina BS-98 – 77,0 den/litër
Benzina BS-95 – 75,0 den/litër
Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/litër