Në OBN Shkup sonte do të jepet baleti me një akt “Sheherzada” dhe “Nata e Valpurgut”
Sonte (17 janar) dhe 24 janar 2025, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup, do të shfaqen baletet me një akt “Sheherzada” dhe “Nata e Valpurgut”, transmeton Portalb.mk.
Një nga perlat në letërsinë e baletit është “Sheherzada” e N. R. Korsakov, bazuar në motivet e tregimeve nga “Një mijë e një net”, do të interpretohet nën dirigjimin e Bisera Çadllovska, me koreografi të mjeshtrit të baletit të njohur nga Moska, Mikhail Krapivin, me skenë të Mihail Fokin. Skenografia është e Marija Veteroskës, kostumet janë të Maja Bursaq nga Serbia, ndërsa mjeshtre e koncertit Verica Lambevska. Historinë e baletit do të na e tregojnë: Natasha Trendafilova Gicev, Ivana Kocevska, Iliana Danilov, Francisko Himenez Ruiz (Spanjë), Balazh Loçei (Hungari), Valeri Lubenko (Ukrainë).
Në pjesën e dytë do të shfaqet shfaqja me një akt “Nata e Valpurgut” nga Sharl Guno. Dirigjent është Bisera Çadlovska, koreografia është e Mihail Lavrovskit, përshtati dhe regjisor Juri Mjaçin nga Rusia, skenografia është e Ilija Arizanov, kostumografia është e Izabela Ponjavic, mjeshtër koncerti Verica Llambevska. Interpretojnë: Marija Kiçevska Sokarovska, Hristina Naqevska Mitrashinoviq, Francisko Himenez Ruiz (Spanjë), Balazh Loçei (Hungari), Valeri Lubenko (Ukrainë). Marrin pjesë kërcimtarë solistë të shquar, solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
“Nata e Valpurgut” është pjesa e baletit të operës “Faust” të Sharl Guno dhe është premiera e parë e Baletit të atëhershëm të Teatrit Kombëtar Maqedonas (TKM), i cili u shfaq më 27 janar 1949, me koreografi të Gjorgji Makedonskit.