Në një aksident të rëndë në Vevçan jetën e ka humbur një djalosh 19-vjeçar

Një djalosh 19-vjeçar e ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që sonte ka ndodhur në rrugën rajonale drejt Vevçanit. Aksidenti ka ndodhur kur automobili “audi”, të cilin e ka drejtuar 19-vjeçari, ka dalë nga rruga. Djaloshi ka humbur jetën në vendin e aksidentit, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

“Me datë 13.01.2024 rreth orës 01:20 në SPB Ohër, është raportuar se në rrugën rajonale për Vevçan, afër fshatit Podgorci të Strugës, automjeti “audi” me targa të Vevçanit i drejtuar nga M.M. (19) nga Vevçani ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, informojnë nga MPB-ja.

Në vedin e aksidentit është kryer ekspertizë nga ana e ekipit të ekspertëve policor dhe prokurorit publik.

Sipas informatave jozyrtare të cilat transmetohen në një pjesë të mediave, personi që ka ndërruar jetë është Millan Mukoski, djalë i ish-deputetit Kërsto Mukoski.

Kryetari i Komunës së Vevçanit, Spase Koçovski deklaroi se koncerti i sotëm, gjegjësisht pjesa zbavitëse e Karnavalit të Vevçanit, është anuluar për shkak të vdekjes së banorit të ri të Vevçanite. Për defilenë me maska, ai tha se është e mundur që të mbahet në ndonjë formë minimale.