Në muajin gusht do të fillojë Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut, dy ekipe shqiptare do të garojnë në sezonin 2026/2027
Në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut do të garojnë dy ekipe shqiptare, njëra e eliminuar nga Liga e Parë, ndërsa tjetra e kualifikuar nga Liga e Tretë. Ndeshjet do të fillojnë më 15 gusht, transmeton Portalb.mk.
“Beteja për hyrje në elitën e futbollit në Maqedoni fillon më 15 gusht, dhe pjesa e parë e kampionatit përfundon më 21 nëntor”, raporton Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).
Pjesa e dytë pritet të fillojë më 20 shkurt 2027, ndërsa do të mbarojë më 22 maj 2027.
Në javën e parë, Kamjani do të jetë mysafir i Pelisterit, ndërsa Shkupi do të pret Detonitin. Në garë do të jenë edhe AP Brera, Euromilk, Makedonija Gj.P., Teteksi, Rabotniçki, Kozhuf, Ohri, Novaci, Belasica dhe Osogova.