Në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të ketë edhe dronë për të rritur sigurinë kufitare, paralajmëroi zv.ministri Bojmacaliev

Zëvendësministri plotësues i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Mitko Bojmacaliev, ka paralajmëruar që për rritjen e sigurisë kufitare në Maqedoninë e Veriut, janë paralajmëruar edhe dronë së shpejti, transmeton Portalb.mk.

“Jemi në procesin e blerjes së 8 dronëve, si inovacion në teknologji, me të cilët do të mbrojmë brezin e gjelbër”, paralajmëroi Bojmacaliev, duke vlerësuar mbështetjen e partnerëve strategjik.

Ai theksoi që me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së janë siguruar 11 automjete speciale për këtë qëllim, të gjithë kufitarët kanë kamera trupi, ndërsa ka edhe kamera në brezin kufitar që gjatë lëvizjeve bëjnë fotografi dhe i dërgojnë në stacionet policore kufitare.

Ndryshe, lufta me korrupsionin në linjat kufitare, gjegjësisht në vendkalimet kufitare në të ardhmen është e mundur të vendoset me vendosjen e testimit poligrafik të nëpunësve në organet për kontroll kufitar. Ky është projekti që Këshilli kombëtar për zbatim të strategjisë kombëtare për menaxhim të integruar kufitar e ka propozuar deri te Qeveria.