RMV, propozohet testim poligrafik i nëpunësve kufitar si masë në luftën kundër korrupsionit

Lufta me korrupsionin në linjat kufitare, gjegjësisht në vendkalimet kufitare në të ardhmen është e mundur të vendoset me vendosjen e testimit poligrafik të nëpunësve në organet për kontroll kufitar. Ky është projekti që Këshilli kombëtar për zbatim të strategjisë kombëtare për menaxhim të integruar kufitar e ka propozuar deri te Qeveria, ndërsa tashmë nga java e ardhshme duhet të fillojë debat publik lidhur me vendimet e propozuara. Në qoftë se mbështeten, hapi i ardhshëm është që të shndërrohen në propozime ligjore, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Për aktivitetet dhe për projektin për testim poligrafik, sot në konferencë shtypi në Qeveri informoi koordinatori kombëtar për menaxhim kufitar, Vlladimir Pivovarov.

Për momentin, tha ai, mendohet në disa tema të lidhura me testimin poligrafik, ndërsa një prej tyre është nën ombrellën e cilit institucion të jetë i cili do do t’i zbatonte kontrollet e këtilla. Jemi duke menduar që të jetë nën kompetencë të drejtpërdretë të Kuvendit që të evitohen ndikime politike dhe të tjera.

“Do të thotë, para së gjithash, mendojmë se nëse këta poligrafistë do të jenë nën ombrellën e institucioneve ku tani janë të punësuar dhe vlerësojmë se kjo zgjidhje nuk do të ishte e mirë sepse është e mundur që të ketë ndikime politike ose çfarëdo lloj ndikime tjera nga eprorët e tyre. Për këtë arsye  do të propozojmë që ky institucion i saformuar të jetë nën ombrellën e Kuvendit që askush të mos mundet të kryejë ndikim ndaj personave të këtillë”, tha Pivovarov.

Parashihet edhe që polirafisti në një kohë të caktuar të vendoset në poligraf që të shiet efekti nga zbatimi i masës. Në qotë se ndonjë nëpunës njuk  kalon poligrafin, shpjegoi Pivovarov, ai menjëherë do të largohet nga vendi i punës, ndërsa hetimin e mëtejmë e ndërmerr prokurori publik.

Ndryshimi i parë i paraparë legjislativ është ai i Ligjit për plici kufitare, i cili parashikon që koordinatori kombëtar për menaxhim kufitar të jetë personi i parë i cili do të vendoset në testim poligrafik.

Duke folur për korrupsionin, ai tha se nga aspekti ekonomik vlerësimet tregojnë se kanosja më e madhe vjen nga linja kufitare, prej ku edhe fillon ekonomia ilegale. Korrupsioni në vendkalimet kufitare, potencoi ai, është kanosje edhe për sgurinë kombëtare.

Që të shihen të gjithë aspektet dhe gatishmërinë e shttit dhe institucioneve për t=zbatim të projektit për ballafaqim me korrupsionin nëpër kufinj, Këshilli kombëtar për menaxhim kufitar do të realizojë debate publike me subjekte të involvuara nga të gjithë sferat shoqërore.

Tashmë javën e ardhshme do të bahet debat me profesionistë shkencor, me ekspertë dhe profesorë të shkencave juridike, pas çka do të pasojnë takime me transportues të autobusave dhe përfaqësues të Odës Ekonomike, pastaj me sektorin joqeveritar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa takimi përfundimtar do të jetë me përfaqësues të partive politike.