Në lidhje me falsifikimet gjatë legalizimit të objekteve në Komunën e Çairit, Prokuroria hapi lëndë tjetër
Prokuroria Themelore Publike ka hapur lëndë dhe po vepron në lidhje me librin e regjistrit me numra arkivorë për legalizimin e objekteve në Komunën e Çairit për të cilin dyshohet se është falsifikuar, raporton MIA.
“Lënda është duke u trajtuar dhe po ndërmerren veprime verifikuese, është siguruar dokumentacion i gjerë me shkrim nga komuna e Çairit, gjithashtu dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes në RMV, nga Inspektorati shtetëror administrativ i RMV-së, por edhe nga Inspektorati shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm”, raportoi Prokuroria, duke shtuar se akoma po merren prova verbale.
Në lidhje me këtë lëndë, janë marrë në pyetje disa zyrtarë të komunës dhe disa aplikues për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.
Ndryshe, duke vepruar mbi një kallëzim penal nga një grup qytetarësh, një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektime dhe në fillim të qershorit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale – Ndërtim i paligjshëm sipas nenit 244-a të Kodit Penal.
Kujtojmë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka dorëzuar në prokurori dëshmi dhe dokumente lidhur me ndërtimet pa leje në Çair. Arsovska pretendon se në komunën e Çairit ka 150 ndërtime pa leje. Ajo akuzon ish kryetarin Izet Mexhiti dhe kryetarin aktual Visar Ganiu për ndërtimet pa leje në Çair. Arsovska gjithashtu ka denoncuar se gjatë kohës që po denoncon krimin është duke u ballafaquar me kërcënime.
- LEXO: Prokuroria ka nisur hetim për një ndërtesë gjashtëkatëshe pa leje në Çair
- LEXO: PTHP Shkup i bëri thirrje Arsovskës të bashkëpunojë dhe të dorëzojë kallëzime penale konkrete për ndërtimet pa leje në Çair
- LEXO: Mexhiti paralajmëroi padi kundër Arsovskës: Është instrumenti i ri i BDI-së për destabilizimin e shtetit
- LEXO: Ganiu hodhi mbeturina përpara qytetit të Shkupit, Arsovska e pyeti pse iku menjëherë nëpër park kur mori vesh se po vinte