Arsovska i dorëzoi dëshmitë në PTHP Shkup për ndërtimet pa leje në Çair
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska deri te PTHP Shkup sot i dorëzoi dëshmitë dhe dokumentet lidhur me ndërtimet pa leje në Çair, pasi paraprakisht Prokuroria kërkoi nga ajo që në qoftë se ka dëshmi t’i dorëzojë në Prokurori, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.
“Përmes detyrës zyrtare siguruam dëshmi, gjetëm falsifikate. Në vend që t’i shemb ndërtimet pa leje, kryetari i Çairit po përpiqet t’i legalizojë”, tha Arsovska para PTHP-së.
Sipas saj, kryetari i Çairit Visar Ganiu është i vetëdijshëm për falsifikimet dhe veprimet e paligjshme të cilat i ka kryer, ndërsa të njëjtat ka tentuar t’i fsheh.
“Ja, unë po reagoj menjëherë pas thirrjes së Prokurorisë, ndërsa duhet të reagojnë edhe ata dhe të shkojnë t’i mbledhin dëshmitë që të mos i shkatërrojnë”, tha Arsovska.
Lidhur me kërcënimet për jetë, për të cilat kryetarja e Shkupit Arsovska tha se po i merr, Prokuroria u ofrua që ta marrë në pyetje për të gjithë dyshimet të cilat ia ka dhe t’i verifikojë të gjithë rrethanat.
Para dy ditësh kryetarja e Shkupit alarmi se, sipas informatave të saj, në Komunën e Çairit aktivisht shkatërrohen dëshmi për falsifikime dhe ndërtime pa leje.
“Ministria e Punëve të rendshme është organ drejtpërdrejtë kompetent për mbrojtje të jetës së qytetarëve, si dhe për zbulim dhe parandalim të atyre që e rrezikojnë. PTHP Shkup është në dispozicion përmes prokurorit publik kompetent, menjëherë pa anulim, në qoftë se kryetarja e Shkupit dëshiron, ta marrë në pyetje për të gjithë dyshimet, informatat dhe kërcënimet dhe t’i verifikojë të gjithë rrethanat”, kumtuan paraprakisht nga Prokuroria.
- LEXO: PTHP Shkup i bëri thirrje Arsovskës të bashkëpunojë dhe të dorëzojë kallëzime penale konkrete për ndërtimet pa leje në Çair
- LEXO: Mexhiti paralajmëroi padi kundër Arsovskës: Është instrumenti i ri i BDI-së për destabilizimin e shtetit
- LEXO: Ganiu: Çairi nuk është figurë shahu në lojërat politike të BDI-së
- LEXO: Ganiu hodhi mbeturina përpara qytetit të Shkupit, Arsovska e pyeti pse iku menjëherë nëpër park kur mori vesh se po vinte