Në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u arrestua 43 vjeçari për shkak kontrabandës
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 41 vjeçar në momentin që po kryente kontrabandë me mallra në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton Portalb.mk.
“A.A. (43) nga Shkupi, i cili drejtonte Peugeot, u arrestua, ndërsa shoferi i Volkswagen iku në territorin e Kosovës. U vendos koordinim me anëtarët e Task Forcës së Policisë së Kosovës, të cilët morën masa për ta ndaluar atë, duke bërë që automjeti të dilte nga rruga. Të dy automjetet janë sekuestruar për procedura të mëtejshme, është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ngrihet një raport përkatës”, raportoi Policia e RMV-së.
Arrestimi kishte ndodhu në kalimin ndërmjet fshatit Tanishec në RMV dhe fshatit Mjak në Kosovë, derisa ndërmjet veturës me tabela të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po kryenin kontrabandë.