Në Kërçovë sot fillon Festivali “Uskana Fest”

Nga data 1 deri më datën 5 dhjetor publiku kërçovarë do të ketë mundësi të shoqërohet me programin e pasur të “Uskana Festit” e cila sjell poezi, teatër e shumë emocione te publiku, njofton Portalb.mk.

Afishe e ngjarjes
Afishe e ngjarjes

Në Shtëpinë e kulturës në Kërçovë fillon Festivali “Uskana Fest” që është dhe një festë e vërtetë për Kërçovën si qytet. Për pesë net me radhë publiku do të shoqërohet me ngjarje të ndryshme të parapara me program, edhe atë:

Në natën e parë do të prezantohet Shoqata kulturore ‘’Euneum’’- Tetovë , Ëndërrimi , 19:30

Në natën e dytë do të prezantohet Fakulteti i Arteve/ Artet dramatike dhe audiovizuele UT me shfaqjen “Budallenjtë”, 19.30

Nata e tretë Shoqata “ArTact- Us- Kërçovë” , Ariu , 19:30

Nata e katërt është rezervuar për Fakultetin e Arteve të Shkupit, me shfaqjen “Gishti”, 19:30

Dhe nata e fundit dhe e pesta është për shfaqjen “E kuqja”, Produksioni Yaja- Art – Shkup, 19.30.

Njëra nga pjesëtare e këtij organizimi, dirigjentja Agona Çupi thotë se ndyshe nga vitet tjera këtë vit ia kemi dedikuar shfaqjeve të studentëve nga Maqedonia e Veriut .  Shfaqja “Ariu” është produksion i festivalit, shfaqje që e ka përgatitur Afërdita Nuhiji me vullnetarët e festivalit.

“Vullnetarët janë gjithnjë nxënës mbi moshën 15 vjeçare që janë entuziast për teatër ose që marrin pjesë në shfaqje amatore. Synimi ynë edhe në të ardhëm është ky, t’i përfshijmë në projekte teatrore”, përfundon Agona.

Ngjarje të tilla shërbejnë jo vetëm për nxënësit dhe studentët e aktrimit që vinë nga qytete tjera, po edhe për vet publikun që përcjell këto shfaqje dhe gjallërojnë jetën kulturore në përgjithësi. Aktivitete të tilla i dëshiron çdo qytet. Kësaj radhe, mirë se vini në Kërçovë.

Në faqjen zyrtare keni dhe ftesën:

Të nderuar artdashës të qytetit të Kërçovës. Java që vjen në qytetin tonë do të jetë java e skenës teatrale! Me shumë kënaqësi Ju ftojmë të bëheni pjesë e shfaqjeve, të cilat do të shfaqen nga trupat teatrale pjesëmarrëse në Festival.

-Arti është ushqim i shpirtit. Ne nuk guxojmë ta ndalojmë traditën artdashëse që kemi kultivuar si qytetarë. Prandaj njofto familjen, miqtë, shokët e shoqet dhe hajde, behu pjesë e festës-me Art!

Festivali i teatrit “USKANA FEST” 2023, do mbahet në INQK “Koço Racin” – Kërçovë .Jeni të mirëseardhur nga 01 – 05 dhjetor 2023, çdo natë nga ora 19:30.