Mariçiq-Fajon nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet RMV-së dhe Sllovenisë, do të përfitojnë pesë komuna maqedonase

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot ka mbajtur një takim të rëndësishëm bilateral dhe nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor për periudhën 2023-2024 ndërmjet Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bojan Mariçiq në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zëvendëskryeministries dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë Tanja Fajon në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se vendet po bëjnë një hap tjetër të madh përpara në forcimin e miqësisë tradicionale dhe mbështetjes së ndërsjellë që e kultivojmë me vëmendje të plotë që nga pavarësia e dy vendeve tona.

“Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë janë ndërtuar mbi bazat e forta të njohurive të thella reciproke dhe respektit të ndërsjellë mes popujve tanë.Kemi forcuar miqësinë tonë me marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë dhe strategjik, siç është Marrëveshja e Bashkëpunimit për Zhvillim të vitit 2004″, tha Mriçiq.

Zëvendëskryeministri tha se memorandumi për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor për periudhën 2023-2024 parasheh rreth dy milionë e njëqind mijë euro (2.079.889 euro) fondet sllovene për zhvillim, të cilat do të na vihen në dispozicion për financimin e pesë projekteve infrastrukturore në pesë komuna të vendit tonë.

“Qeveria e Sllovenisë do të mbështesë ndërtimin e sistemit të trajtimit të ujërave të zeza në pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Dojranit me 1,3 milionë euro. Me 225 mijë euro do të mbështesë ndërtimin e hidrocentralit B në digën e Knezhevës në komunën e Kratovës, buxheti i përgjithshëm i së cilës është 450.000 euro. Qytetarët e Sllovenisë do të mbështesin ndërtimin e sistemit për reduktimin e humbjeve të ujit në komunën e Koçanit me 224 mijë euro, ndërsa buxheti i përgjithshëm i këtij projekti është 448 mijë euro”, tha Mariçiq.

Me mjete zhvillimore në vlerë prej 100.000 euro, Sllovenia do të bashkëfinancojë renovimin energjetik të objektit të kopshtit dhe do të marrë pjesë në ngritjen e vetëdijes mjedisore te fëmijët në komunën e Shtipit.

Projekti i pestë i mbuluar nga ky memorandum është investimi për vendosjen e paneleve solare në komunën e Kriva Pallankës, projekt në vlerë prej 102.982 euro, në të cilin Republika e Sllovenisë merr pjesë me 51.500 euro.

Bëhet fjalë për projekte që do të sjellin përfitime serioze direkte për qytetarët e këtyre pesë komunave maqedonase.

“Për më tepër, përvojat e mira në përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve do të kalojnë në ciklin e ardhshëm. Që në fillim të vitit 2024, ne do të fillojmë bashkërendimin e projekteve të reja për Memorandumin e ardhshëm të Mirëkuptimit 2025-2026. Sekretariati për Çështje Evropiane do të intensifikojë edhe më tej bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në përcaktimin e aktiviteteve prioritare që dalin nga agjenda jonë, e cila është e lidhur ngushtë me prioritetet për respektimin e standardeve të Bashkimit Evropian”, shtoi Mariçiq.