Në ENER është publikuar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lobim

Me Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lobim propozohen zgjidhje për forcimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në proceset e krijimit dhe zbatimit të politikave publike, transmeton Portalb.mk.

Me ndryshimet e propozuara:

  • zgjerohet fushëveprimi i lobimit në proceset e miratimit, ndryshimit, zbatimit dhe vlerësimit të politikave publike;
  • precizohen rregullat për përfaqësimin e interesit publik;
  • forcohen mekanizmat për parandalimin e lobimit të fshehtë dhe të palejuar, duke përfshirë edhe lobimin përmes kanaleve digjitale dhe rrjeteve sociale;
  • vendosen detyrime për organet ndaj të cilave zhvillohet lobimi lidhur me përgjigjet dhe realizimin e kontakteve;
  • avancohet transparenca përmes publikimit të informacioneve për pjesëmarrësit, interesat e përfaqësuara, iniciativat dhe takimet zyrtare;
  • forcohen mbikëqyrja dhe kontrolli nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit;
  • parashikohen sanksione të reja dhe më të larta për kundërvajtje për mosrespektimin e detyrimeve ligjore.

Qëllimi është krijimi i një sistemi më të qartë dhe më efikas, në të cilin lobimi është instrument legjitim dhe transparent për pjesëmarrje në krijimin e politikave publike, ndërsa njëkohësisht parandalohet ndikimi i fshehtë dhe i palejuar mbi vendimmarrjen publike.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut që nga viti 2024 ka organizatën e parë lobuese. Dy vjet pas miratimit të kornizës ligjore, kompania shërbyese Prima inkaso DOOEL Shtip u bë organizata e parë lobuese e regjistruar në Regjistrin e lobistëve, lobi organizatave dhe lobimit. Kërkesa është dorëzuar nga Komisioni Kundër Korrupsionit përmes platformës elektronike lobisti.dksk.mk.