Në disa sektorë ka edhe rritje në RMV, por në shumicën e sektorëve u regjistrua ulje e numrit të punësimeve
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua ulje e numrit të të punësuarve në industri për 3 përqind, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit të kaluar. Kjo ulje nuk është në disa sektorë të industrisë së RMV-së, transmeton Portalb.mk.
“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit prill të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.8 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.2 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe e numrit të të punësuarve është në repartin për prodhimin e produkteve të duhanit (14 përqind) dhe te prodhimi i produkteve kompjuterike (12.7 përqind), ndërkohë ulje më e madhe është te prodhimi i veshjeve (11 përqind) dhe përpunimi i drurit (8 përqind).
Ulje e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut është edhe në krahasim me vitin 2021 për 4.9 përqind.