Përplasje mes policisë dhe protestuesve në ditën e katërt të protestës kundër projektit në Zvërnec

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin, raporton TopChannel. Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni. Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave.  Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec.

Protesta për Zvërnecin ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve, se gardhi metalik në Bulevard është vendosur për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael.