Në alfabetin Braille është përgatitur përmbledhja e dokumenteve që gjenden në Arkivin Shtetëror të RMV-së
Arkivi Shtetëror i Maqedonisë dhe Shkolla e Mesme Shtetërore me Qendër Burimore “Dimitar Vllahov” bashkëpunuan në lidhje me përpilimin e përmbledhjes se dokumenteve edhe në alfabetin Braille, transmeton Portalb.mk.
“Publikimi paraqet një përzgjedhje të dokumenteve më të rëndësishme që ruhen në depot e Arkivit Shtetëror dhe në njësitë e tij rajonale, ku poshtë çdo dokumenti është vendosur legjenda përkatëse në alfabetin Braille. Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në institucionet kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke e bërë atë të qasshme për të gjithë qytetarët”, deklaruan nga Ministria e Kulturës.
Katalogu në alfabetin Braille u titullua “Dokumente që flasin përmes prekjes” u promovua në kuadër të shënimit të 35 vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
„Arkivi Shtetëror ruan pasuri të madhe historike dhe dokumentare, e cila rrëfen për krijimin e shtetit maqedonas. Me këtë katalog, një pjesë e kësaj pasurie bëhet e qasshme edhe përmes alfabetit Braj – alfabetit të prekjes për personat me dëmtim të shikimit, të cilët do të mund t’i ndiejnë informacionet e përmbajtura në dokumentet autentike dhe ta përjetojnë historinë“, tha ministrja për Arsim dhe Shkenvë, Vesna Janevska.