Ndryshuan çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ashtu që prej nesër do të kemi çmime më të larta, Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1) do të rriten për 1.50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,804 denarë/kg dhe do te jetë 46,592 den/kg.”, raportoi Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me çmimet e reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 86.5 denarë/litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 88.5 denarë/litër, Eurodisel për 81 denarë/litër, ndërsa Ekstra i lehtë për 80.50 denarë/litër.