Ndërroi jetë gazetari Sami Ademi

Gazetari i njohur i sportit në televizionin publik në Maqedoninë e Veriut, Sami Ademi, sot ka ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk.

“Kontributi i tij në gazetarinë sportive do të mbetet i paharruar, ndërsa pasioni dhe përkushtimi që tregoi ndër vite do të kujtohen gjithmonë. U prehtë në paqe”, njoftuan nga Radio Televizioni i Maqedonisë.

RTM-ja i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv.

Në xhaminë e Çairit nesër (e enjten) në drekë do të bëhet falja e xhenazes, ndërsa varrimi në Butel.

Sami Ademi është pensionuar në Radio Televizionin e Maqedonisë, ndërsa pas pensionimit ka vazhduar bashkëpunimin me RTM-në.