Në RMV për një sesion janë dhënë deri 17 provime, ministrja paralajmëroi verifikim të diplomave
Në lidhje me shkeljet e fundit që janë konstatuar nëpër diplomat e universiteteve të Maqedonisë së Veriut, ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska paralajmëroi kontrolle të reja dhe anulim të diplomave të dyshimta, transmeton Portalb.mk.
“Për shkak të shumë parregullsive, si dhënia e 14 apo 17 provimeve në një sesion, kryerja e ekuivalencave të papërshtatshme të 4 sistemeve ECTS nga një lëndë dhe sigurisht një diplomë e vitit 2016 në të cilën ka vulë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që ju e dini se atëherë ne kishim emrin tonë të mëparshëm, pasi emri është ndryshuar në vitin 2018”, deklaroi ministrja Janevska.
Ajo theksoi dy diplomat e parregullta që janë gjetur në Universitetin Ndërkombëtar Sllav, diploma që ishin për studentin e njëjtë.