Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Strazhë

Në mëngjesin e sotëm është shpallur ndalim për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpër grykën malor Strazhë, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Lidhja Auto-Moto, ndalimi është vendosur që nga ora 08:30.

Para tre ditësh mbuloi vendin, çka ka vështirësuar qarkullimin në pjesën më të madhe të rrugëve. Në rrjetet sociale u shpërnda video ku shiheshin se si kolona automjetesh ishin bllokuar në qafën malore të Strazhës. Qytetarët komentonin se bora sërish i ka surprizuar autoritetet.