Navalny ishte afër lirimit me shkëmbim të të burgosurve, thotë aleatja

Politikani rus i opozitës Aleksei Navalny ishte afër lirimit në një shkëmbim të të burgosurve në kohën e vdekjes së tij, tha të hënën Maria Pevçikh, aleate e Navalnyt, transmeton Portalb.mk nga Reuters.

Duke folur në YouTube, Pevçkih e cili pretendon se autoritetet ruse kanë vrarë Navalny-n, diçka që ata e mohojnë, tha se Navalny dhe dy shtetas amerikanë ishin në radhë për t’u shkëmbyer me Vadim Krasikov, vrasës i shërbimit të sigurisë ruse të FSB-së, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Gjermani.

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq me 16 shkurt 2024 në burgun rreth 40 milje në veri të Rrethit Arktik, ku ishte dënuar me 19 vjet nën një “regjim të veçantë”.

Vdekja e Navalnyt ka shkaktuar reagime në gjithë botën ndërsa Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.

Navalny ishte kritiku më i madh i Vlladimir Putinit për vite të tëra. Në gusht 2020, Navalny ishte helmuar me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë e kishte fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim. Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.