Arratisja e Ismet Gurrit, policia shpalli fletarrest ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ish-funksionari Ismet Guri është në kërkim me fletarrest ndërkombëtar, dy ditë pasi i njëjti iku nga arresti shtëpiak, shkruan Portalb.mk.

Fletarresti për ish-funksionarit e BDI-së Ismet Gurin prej sot është ndërkombëtar, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 6 janar mediat raportuan se Guri nuk është gjetur nga punonjësit e policisë në adresën ku po e mbante arrestin shtëpiak. Për të u shpall një fletarrest brenda shtetit.

Ai fillimisht ishte në paraburgim dhe pastaj i ishte përcaktuar arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore, pasi në korrik vitin e kaluar u arrestua së bashku me 15 persona, në mesin e të cilëve kishte biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, nën dyshim për shoqërim kriminal dhe mashtrim tatimor për vjedhjen e 840 mijë eurove.