Ministria e Kulturës RMV shpalli konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2025
Komitetet përkatëse për Ndarjen e Çmimeve kanë shpallur konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2025. “11 Tetori” jep njohjen më të lartë për veprën jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe aktiviteteve të tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Çmimi u jepet individëve, grupe krijuesish, ekipeve, institucioneve, kompanive dhe shoqatave qytetare nga vendi.
Çmimi “22 Nëntori” nga ana tjetër, njeh individë nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në promovimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend.
Konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2025 zhvillohen nga 1 deri më 31 maj 2025.
Fitues të çmimit “22 Nëntori” vitin e kaluar ishin profesorët Avzi Mustafa dhe Afrim Osmani.
Ndërkohë, fituesit e çmimit të shtetëror “11 Tetori” vitin e kaluar ishin: Marko Kitevski (çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës); Lupço Karovit, Vlladimir Temkovi dhe Jovica Mihajllovski (çmimi për arritje të përjetshme në fushën e kulturës dhe artit).