Avzi Mustafa dhe Afrim Osmani janë fituesit e çmimit shtetëror “22 Nëntori”
Profesorët Avzi Mustafa dhe Afrim Osmani janë fituesit e çmimit shtetëror “22 Nëntori” të cilët u ndanë sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.
Avzi Mustafa foli në emër të fituesve të çmimit, ku në fjalën e tij përshëndetëse tha se secila vepër individuale e shpërblyer dhe e vlerësuar është integruar si një segment domethënës në jetën shoqërore të vendit tonë.
“Duke shprehur mirënjohjen tonë të përbashkët, përshëndesim vendimin e komisionit të shtetit tonë që në këtë mënyrë i ndahet mirënjohëja vjetore çmimi “22 Nëntori” për veprimtarët e ardhshëm që e meritojnë atë të cilët regjistrojnë suksese në punën e tyre profesionale, ne fusha të ndryshme të jetës shoqërore, me dashuri për punën, për vendin dhe gjithë qytetarët” tha Avzi Mustafa.
Afrim Osmani tha se ndihet i priviligjuar me vlerësimin e këshillit për dhënien e çmimit shtetëror “22 Nëntori.
“Vërtet nderi dhe kënaqësia është e veçantë, edhe pse janë fitues i disa çmimeve të tjera shtetërore viteve të kaluara, por ky është pak sa më i veçantë, për shkak të asaj që unë festojë dy festa sot, marrjen e çmimit “22 Nëntori”, dhe ajo që e ban të veçantë këtë festë për mua nuk është vetëm çështja e çmimit, por është edhe dita të cilën ne bashkërisht sot e festojmë, pra “Dita e Alfabetit” ku festohet në çdo vend ku ka shqiptar”, tha Afrim Osmani.

Çmimi shtetëror”22 Nëntori”, u jepet si mirënjohje njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndër-njerëzore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturore dhe fetare në vend.
Ndryshe, 22 nëntori në Maqedoninë e Veriut shënohet si ditë jopune për shqiptarët për nder të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqip.