Ministria e Brendshme do të hetojë ritualin fetar në veturat e reja të policisë

Ministria e Brendshme njoftoi se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standardet Profesionale po merr masa dhe aktivitete për të përcaktuar plotësisht rrethanat që lidhen me fotografitë që tregojnë një ritual fetar në automjetet zyrtare të policisë brenda Ministrisë, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me fotografitë e publikuara, Ministria e Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme po merr masa dhe aktivitete të përshtatshme për të përcaktuar plotësisht rrethanat, pas së cilave publiku do të informohet në mënyrë të përshtatshme”, deklaroi Ministria e Brendshme.

Fotografitë, të cilat janë përhapur në rrjetet sociale ditët e fundit, kanë shkaktuar reagime të në publik. Ato tregojnë një prift duke kryer një ritual fetar dhe duke shenjtëruar automjete zyrtare në oborrin e Ministrisë së Brendshme, me praninë edhe të oficerëve të policisë.