Mickoski: Qeveria pretendon të fillojë projektin me “Bechtel dhe Enka-n” pa marrë leje për ndërtim
Me ndryshimet e ligjit për ndërtim, Qeveria pretendon të fillojë këtë projekt historik, siç thonë ata, për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, pa marrë leje paraprakisht për ndërtim, përkatësisht pa projekt bazë i cili do të shqyrtohej dhe shoqërohej me të gjitha miratimet në pajtueshmëri me ligjin, transmeton Portalb.mk.
Këtë e deklaroi sot lideri i VMRO – DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, duke thënë se, që të fillojë procesi i ndërtimin, paraprakisht duhet të merret leje për ndërtim, të shoqëruar me një sërë lejesh – diçka që, siç tha, Qeveria pretendon të neglizojë me ndryshimet ligjore dhe menjëherë të fillojë të ndërtojë.
“Ndryshimet të cilat janë dorëzuar në Kuvend kërkojnë të fillojnë këtë projekt pa leje për ndërtim, përderisa ju dhe të gjithë ne, që të fillojmë të ndërtojmë diçka duhet të nxjerrim leje për ndërtim. Ja le të më përgënjeshtrojnë nëse nuk është ashtu. Do të thotë, aty kemi qytetarë të klasës së parë, qytetarët të klasës së dytë, vende të zbrazëta dhe të gjithë ne. Ja ashtu afërsisht funksionon kjo Qeveri e BDI-së e mbështetur nga partneri më i vogël SDM”, deklaroi Mickoski.
Ai i bëri thirrje Qeverisë që t’i përgënjeshtrojë këto pretendime nëse nuk janë të sakta, duke thënë se, gjtihçka që ka deklaruar deri më tani partia e tij në lidhje me marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka-n”, nuk është përgënjeshtruar nga ana e pushtetit.
Ai shtoi se, veç më kanë kaluar 45 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes me “Bechtel dhe Enka-n”, dhe pasi Ligji për marrëdhënie pune nuk është ndryshuar, prej sot fillojnë penalet që Qeveria duhet t’ia paguajë konzorciumit amerikano-turk, që do t’i ndërtojë autostradat e korridoreve 8 dhe 10d.
Kujtojmë që, Kuvendi më 10 prill të këtij viti në fazë të parë i miratoi ndryshimet ligjore për ndërtimin e autostradave. Bëhet fjalë për ligjet për tokë bujqësore; eksproprijim, planifikim urban, minerale; marrëdhënie pune; pyje; ndërtim; por edhe për ligjin për rregullimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d.
Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë.
Për Qeverinë, ky është projekt historik, më i madhi në historinë e vendit në infrastrukturën rrugore. Bechtel dhe Enka, megjithatë, vlerësuan se ky është një projekt emocionues dhe kompleks dhe thanë se marrin përgjegjësinë për ruajtjen e standardeve më të larta në ndërtim.
Projekti u zyrtarizua më 4 prill në një ngjarje në pikë-pagesën e autostradës Tetovë-Gostivar, një nga katër seksionet që do të ndërtohet me një kosto totale prej 1.3 miliardë euro. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” janë Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafthanë dhe Prilep-Manastir.
- LEXO: Ambasada e SHBA-s për Bechtel dhe Enka: Mbështesim investimet në interes të RMV-së, nëse ka aktivitete joadekuate, duhet të hetohen
- LEXO: Përshpejtimi i ndryshimeve ligjore për ndërtimin e autostradës hap kutinë e Pandorës
- LEXO: Grubi: Marrëveshja për autostradat është e fshehtë, nëse nuk votohen ligjet ndërtimi do të jetë më i shtrenjtë se 1,3 miliardë euro
- LEXO: RMV, Kuvendi në fazë të parë i miratoi ndryshimet ligjore për ndërtimin e autostradave, u tërhoq ligji për trashëgimi kulturore
- LEXO: RMV, kompania që do të ndërtojë Korridorin 8 dhe të 10-D ka kontratë sy më sy
- LEXO: U nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka, do të kushtojë 1.3 miliardë euro (VIDEO)
- LEXO: Qeveria e RMV-së e miratoi kontratën për Korridorin 8 dhe 10-D