Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë për protestat në Tiranë

Ky dokument përmbledh pretendimet që qarkulluan në televizione dhe rrjete sociale gjatë protestës së të rinjve në Tiranë, çfarë thonë burimet zyrtare, çfarë u verifikua në terren dhe çfarë mbetet e pakonfirmuar, raporton Faktoje.al.

Pretendimet më të rënda që u përhapën në rrjete ishin përdorimi i armëve në protestë si shenjë festimi, humbja e jetës së një 16-vjeçari dhe pretendimi se nëna e Muhamet Skanës pranoi që djali i saj ishte paguar për të qenë në protestë. Një pjesë e pretendimeve u përgënjeshtruan, një pjesë mbeten pa konfirmim, dhe deklarata e Kryeministrit për “ndërhyrje të huaja” mbetet ende e paverifikuar.

 1.Përmbledhje për metodologjinë e ndjekur  

Faktoje ndoqi postimet në faqe në Instagram dhe grupe të lidhura me protestën, deklaratat zyrtare të institucioneve, media online dhe televizione, si dhe kontaktet e drejtpërdrejta me gazetarët dhe studentët në terren

Si u verifikua çdo pretendim

Për videon e tankeve në Selanik, verifikimi u kthye te publikimi i parë nga media greke, që shpjegon arsyen e lëvizjes së mjeteve.

Për videon e armëve, kërkimi pamor (Google Lens) tregoi se materiali kishte qarkulluar më herët, jashtë protestës së studentëve

Fotografia e kolonës me targa serbe në Morinë rezultoi 77% e gjeneruar me AI sipas mjetit “AI or NOT”

Për pajisjet në Rinas, u perdoren burime zyrtare të Policisë së Shtetit dhe institucione të tjera konfirmuan se kishin ardhur dy autobotë me ujë nga Turqia Nderkohe Faktoje krahasoi pretendimin edhe me tekstin e marrëveshjes Shqipëri–Izrael dhe me dokumentet e prokurimit në Serbi.

Procesverbali policor i publikuar nga media dhe konferenca e Policisë së Shtetit e 16 tetorit u përdorën për të krahasuar etiketimet mediatike (“militantë të Kurtit”, “agjentë të huaj”) me atë që dokumentohej realisht.

Për secilën narrativë u identifikua ku u shfaq së pari (rrjete sociale, televizion, media online) dhe si u ripaketua nga të tjerët.

Kronologjia e ngjarjeve: Çfarë ndodhi dite pas dite  

Data   14 tetor  

Pamje të mjeteve ushtarake në trafik interpretohen si  provë se ushtria po angazhohet  kundër studentëve.

Cfare dokumentohet

Pretendim i verifikuar më herët si i rremë (Faktoje)

Data  16 tetor

Qarkullojnë pretendimet për shtimin e avioneve nga Izraeli, për serbë të Kosovës të nisur në Shqipëri për të përshkallëzuar trazirat, për tanke greke në rrugë dhe për automjete të Urgjencës së Tiranës që transportojnë gaz lotsjellës.

Cfarë dokumentohet

Avionët: i manipuluar. Serbët e Kosovës: material i gjeneruar nga AI. Tanket: mungon konteksti. E pavërtetë nga Urgjenca Kombëtare

Data 16–17 tetor        

Pretendimi se babai që doli me fëmijën para protestuesve punon kamarier në kafen e Kryeministrisë; pretendimi se njerëzit e Albin Kurtit po nxisin protestën.

Cfarë dokumentohet

Të dyja mbeten të paprovuara.

Data 17 tetor

Protesta në Tiranë. Shfaqet pretendimi për një 16-vjeçar që ka humbur jetën në protestë.

Cfarë dokumentohet

Rasti i përket një 16-vjeçari që humbi jetën në Greqi

Data 17–18 tetor         

Pretendohet se automjetet e Urgjencës së Tiranës sjellin civilë.   E pavërtetë.

Çfarë dokumentohet

E pavërtetë

Data 18 tetor

Një postim thotë se të rinjtë festojnë duke qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë protestës së 17 tetorit.

Çfarë dokumentohet

Përdorim i nxjerrë nga konteksti.

Data 18–19 tetor        

Pretendohet se në Rinas kanë ardhur topa zanorë nga Izraeli.

Çfarë dokumnentohet

E pavërtetë

Data 19 tetor

Qarkullojnë pamje me mjete të rënda ushtarake dhe helikopterë në rrugët e Shqipërisë; shfaqet pretendimi se nëna e Muhamet Skanës pranoi që djali i saj u pagua për protestën.

Çfarë dokumentohet

Të dyja janë të pavërteta

Data 21 tetor

Pretendohet se Vetëvendosja po organizon nga Prishtina protesta në Shqipëri.

Çfarë dokumentohet

Mungon konteksti.

Në të njëjtën periudhë (pa datë të saktë) Në Itali, veçanërisht në Milano, pas përplasjeve, dëmtimeve dhe plaçkitjeve, qeveria njofton dislokimin e 500 ushtarëve. Dislokim real në Itali. Ushtria nuk është dislokuar në Tiranë kundër protestuesve.

3.Si u përhapën narrativat

Pasqyra e narrativave

Narrativa Data Platforma Verdikti Burimi
Të rinjtë festojnë duke qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë protestës më 17 tetor 18 tetor, 22:30 Instagram, Meta I nxjerrë nga konteksti Faktoje
16-vjeçari që humbi jetën në protestë 17 tetor Instagram, Meta E pavërtetë (rasti i përket një 16-vjeçari që humbi jetën në Greqi) Faktoje
Mjete të rënda ushtarake dhe helikopterë në rrugët e Shqipërisë 19 tetor Llogari të huaja në Meta dhe TikTok E pavërtetë Faktoje
Nëna që pranoi se djali i saj u pagua për protestën (19 tetor) (TV dhe media social dhe META ) E pavërtetë Faktoje 
Shtimi i avioneve nga Izraeli gjatë ditëve të protestave (16 tetor) (Instagram, Facebook Meta ) I manipuluar Faktoje, TIA
Njerëzit e Albin Kurtit po nxisin protestën në Tiranë 16-17 tetor (për t’u plotësuar) (e paprovuar) Faktoje
Serbë të Kosovës nisen në Shqipëri për të përshkallëzuar trazirat (16 tetor ) (media online, Instagram) (Ai Generated Faktoje
Serbë të Kosovës nisen në Shqipëri për të përshkallëzuar trazirat (16 tetor ) (media online, Instagram) (e paprovuar) Faktoje
Automjetet Urgjencës së Tiranë u përdoren për transport të gazit lotsjellës  (16 tetor ) (media online, Instagram) E pavërtetë Faktoje Urgjenca e Tiranes
Greqia nxorri tanket në rrugë nga protestat në Tiranë  (16 tetor ) (media online, Instagram)   Mungon    konteksti Faktoje 
Automjetet Urgjencës së Tiranë sjellin policë civilë  (17-18 tetor ) (media online, Instagram)       E pavërtetë Faktoje, Urgjenca e Tiranës

Në Rinas erdhën topa      (18-19               (media online,          E pavërtetë         Faktoje

zanore nga Izraeli                     tetor)       grupe Whatsapp,

Instagram)

Vetëvendosja organizim nga         (21 tetor)    ( media,                   Mungon             

Prishtina per protesta rrjete sociale)           konteksti 

në Shqipëri                                                                         

Modelet e përhapjes

Nga televizioni te rrjetet, dhe anasjelltas. Narrativat nuk u përhapën vetëm nga rrjetet sociale. Pretendimi për babanë kamarier nisi në televizion dhe më pas u shtri në rrjete; pretendimet për “militantët e Kurtit” u ndërtuan mbi procesverbale policore të publikuara nga media, të cilat disa tituj i ripaketuan si “agjentë të huaj”. Edhe deklarata e një studenti në emisionin “Breaking” të Euroneës Albania u kthye në “protesta me manual nga Serbia” te disa media.

Materiale të vjetra ose të nxjerra nga konteksti. Videoja e tankeve në Selanik ishte e vërtetë, por lidhej me një paradë ushtarake të 28 tetorit dhe jo me protestat. Videoja e armëve qarkullonte më herët. Rasti i 16-vjeçarit përkonte me një ngjarje në Greqi.

Imazhe të gjeneruara me AI. Fotografia e kolonës me targa serbe në Morinë shërbeu si “provë” për infiltrimin e agjentëve serbë, ndërkohë që rezultoi e gjeneruar me AI. Vetë radhët në Morinë nuk ishin dukuri e re: kontrollet kufitare sezonale ishin rikthyer që më 1 tetor.

Narrativa që ushqejnë njëra-tjetrën, madje në drejtime të kundërta. Të njëjtat protesta prodhuan edhe narrativën “njerëzit e Kurtit” edhe atë të “agjentëve serbë”. Në të dyja rastet, pretendimi shkoi përtej asaj që provonte materiali: procesverbali tregonte se një i ri kosovar deklaroi se ishte simpatizant i Vetëvendosjes, jo se kishte ardhur me urdhër të dikujt.

Narrativa që kishin nisur më herët. Kuadri që e lidh Albin Kurtin me protestat nuk u shfaq për herë të parë në tetor. Në qershor 2026, gjatë valës së protestave të “revolucionit flamingo”, u shpërnda një video me pretendimin se turma brohoriste “Duam Albin Kurtin”; verifikimi tregoi se thoshte “Ju erdhi fundi”. Shih verifikimin.

Narrativa në focus: Ushtria në rrugët e Tiranës  

Si u zhvillua. Narrativa është zgjeruar gjatë ditëve të protestave, duke kaluar nga hapësira shqipfolëse në postime dhe materiale në italisht, anglisht, arabisht, frëngjisht, rusisht e gjuhë të tjera. Në Shqipëri, ideja ishte shfaqur që më 14 tetor, kur pamje të mjeteve ushtarake në trafik u interpretuan si provë se ushtria po angazhohej kundër studentëve, pretendim që Faktoje e ka verifikuar më herët. Në ditët pasuese, ndërsa protestat u përshkallëzuan dhe në terren u shtua prania e strukturave policore, narrativa mori një formë të re ndërkombëtare: materiale vizuale të publikuara si nga Tirana nisën të shoqëroheshin me formulime si “armed forces deployed”, “military movements” apo “capital under siege”, duke e paraqitur situatën si një ndërhyrje ushtarake.

Pse u bë e besueshme. Në të njëjtën periudhë, në Itali, veçanërisht në Milano, pas përplasjeve, dëmtimeve dhe plaçkitjeve, qeveria njoftoi dislokimin e 500 ushtarëve. Dy realitete paralele, protestat e tensionuara në Shqipëri dhe dislokimi real i ushtrisë në Itali, u afruan në rrjete dhe në disa raportime, duke krijuar kornizën e një vale më të gjerë trazirash europiane.

Çfarë dokumentohet. Ushtria nuk është dislokuar në Tiranë kundër protestuesve. Në terren janë angazhuar strukturat e Policisë së Shtetit, përfshirë forcat operacionale dhe forcat speciale RENEA.

Narrativa në fokus: Topat zanorë në Rinas

Si u zhvillua. Foto dhe video në Instagram, të shoqëruara me pretendimin se në Rinas kishin mbërritur pajisje LRAD nga Izraeli, paraqisnin pajisjet si “topa zanorë” të përdorur edhe në Serbi. Në rrjete qytetarët paralajmëronin njëri-tjetrin të pajiseshin me tapa veshësh ose kufje me bllokim zhurme. Një portal e titulloi gjithashtu si “dhuratë nga Netanjahu”.

Pse u bë e besueshme. Shqipëria ka thelluar bashkëpunimin e mbrojtjes me Izraelin: në shtator 2025 Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen kuadër që përfshin ndërmarrjen shtetërore KAYO dhe Elbit Systems (artileria ATMOS, mortajat SPEAR, kuadkopterë). Gjithashtu, Serbia ka konfirmuar se policia e saj zotëron LRAD (prodhim amerikan i “Genasys”, blerë në 2021), ndërsa pas ngjarjes së 15 marsit 2025 në Beograd qeveria fillimisht mohoi dhe më pas pranoi se i zotëronte.

Çfarë dokumentohet. Burime zyrtare thanë se kishin ardhur dy autobotë me ujë hedhës nga Turqia, pa pjesë akustike. Teksti i marrëveshjes me KAYO/Elbit nuk përmend LRAD apo pajisje akustike. Lidhja tregtare mes kompanisë serbe “Romax Trade” dhe Elbit nuk provon vetvetiu se pajisja akustike ishte prodhuar nga Elbit. Faktoje.

Narrativa në focus: “Njerëzit e Kurtit” dhe “agjentët serbë”

Si u zhvillua. Dy të rinj nga Prishtina (Driton Bytyqi dhe Enes Sopi) u shoqëruan gjatë protestave. Sipas procesverbalit të publikuar, njëri tha se punonte kamarier dhe ishte simpatizant i Kurtit dhe i Vetëvendosjes. Disa media i quajtën “militantët e arrestuar të Kurtit”, një titull shkroi “Policia zbulon agjentët e huaj”, ndërsa faqja Kosova365 shkroi për “aktivistë të Vetëvendosjes”. Më 18 tetor, kamerat e Euroneës Albania filmuan në Tiranë Venhar Isufin, i identifikuar nga një portal si zëdhënës i ministrit të Bujqësisë së Kosovës; vetë ai tha se nuk ishte më pjesë e kabinetit prej rreth një muaji e gjysmë dhe se kishte ardhur “për qef”, edhe si gazetar.

Çfarë dokumentohet. Materiali i publikuar nuk dokumentonte lidhje me ndonjë shërbim inteligjence apo strukturë shtetërore. Në konferencën e 16 tetorit, Policia nuk identifikoi Kurtin, Vetëvendosjen, Kosovën apo Serbinë si organizatorë. Postimi i Ting Neës për “serbë të Kosovës” nuk paraqiste emra, dokumente apo deklaratë institucioni, vetëm një foto të gjeneruar me AI. Faktoje.

Çfarë mbeti e pakonfirmuar

Babai që doli me fëmijën para protestuesve dhe puna e tij si kamarier në kafen e Kryeministrisë: e paprovuar; burimi i vetëm është Aulon Kalaja, deputet i PD-së, në një intervistë në Gazeta Tema.

Njerëzit e Albin Kurtit që nxisin protestën në Tiranë: e paprovuar.

Deklarata e Kryeministrit për “ndërhyrje të huaja”: mbetet e paverifikuar

Për pretendimet “Greqia nxorri tanket në rrugë” dhe “Vetëvendosja organizon protesta nga Prishtina” verdikti është “mungon konteksti”, ka ndodhur diçka reale, por nuk provon atë që pretendohet.

Burimet 

https://faktoje.al/ore-pas-ore-me-protesten-mes-gureve-gazit-dhe-zjarrit

https://faktoje.al/guerrilje-me-molotove-dhe-gaz-lotsjelles-ne-tirane

https://faktoje.al/rama-akuzon-iranin-dhe-rusine-ka-nje-dore-te-huaj-pas-protestave

https://faktoje.al/njerezit-e-kurtit-agjentet-serbe-si-po-ngrihen-disa-narrativa

https://faktoje.al/greqia-nuk-nxorri-tanket-ne-rruge-nga-protestat-ne-tirane

https://faktoje.al/debati-per-topat-e-zerit-ne-rinas-dhe-cfare-tregon-rasti-i-serbise

https://faktoje.al/i-manipuluar-shtimi-i-avioneve-nga-izraeli-ditet-e-protestave

https://faktoje.al/16-vjecari-qe-humbi-jeten-ne-greqi-perdoret-si-viktime-e-protestes-ne-tirane

https://faktoje.al/ky-perdorim-i-armeve-jo-gjate-protestes-se-studenteve-ne-tirane

https://faktoje.al/i-rreme-alarmi-per-nxjerrjen-e-ushtrise-kunder-studenteve

https://faktoje.al/nje-ngaterrese-nena-qe-pranoi-se-djali-i-saj-u-pagua-per-protesten

https://asp.gov.al/drejtori-i-departamentit-per-sigurine-publike-drejtues-i-larte-dhimitraq-ziu-konference-per-median-ne-lidhje-me-veprimet-hetimore-dhe-policore-te-kryera-ne-lidhje-me-protestat-e-dhunshme-te-diteve

https://hibrid.info/me-imazh-te-gjeneruar-me-ia-pretendohet-rrejshem-se-serbet-e-kosoves-po-shkojne-ne-shqiperi-per-te-pershkallezuar-protestat

https://www.thestival.gr/eidiseis/ethnika/perasan-apo-to-kentro-tis-thessaloniki

https://top-channel.tv/2026/10/19/live-bashkia-e-kurbinit-ne-flake-ne-tirane-protesta-nis-me-hare-te-rinjte-me-kenge-e-valle-para-efektiveve-rama-2500-euro-shperblim-policeve-ne-front-565